Showtime

Sara Hoxhës ia përmendin gjendjen mendore, kështu përgjigjet ajo

03/20/2024 08:20
nga:N K

Sara Hoxha është një personazh mjaft aktiv në rrjete sociale, e cila gjithmonë ndan me njerëzit momente nga përditshmëria e saj.

Por ka raste kur jo të gjithë i pëlqejnë publikimet e saj, madje nuk ngurojnë as t’a ofendojnë.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundmi pas një video që ajo ka hedhur në instagram.

“Ti ia hap vetë namin vetes sikur je me probleme mendore”-i ka shkruar ai, teksa Sara e ka ironizuar duke shkruar: Qeka problem me vërtet.