Gjatë intervistës për Sport, mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, foli për shokun e tij të skuadrës Cubarsi.
“Ai është i jashtëzakonshëm, e shohim tashmë në stërvitje, por më pas në ndeshjet kundër sulmuesve, si luan… Është e admirueshme, jam shumë i lumtur. Të ndalosh sulmuesit si Muriqi, Larin apo Osimhen në moshën 17 vjeçare nuk është normale? Në La Masia ata bëjnë një punë të mirë dhe ajo që po përpiqen të bëjnë është të sjellin sa më shumë lojtarë në ekipin e parë. Ata na përgatitin mjaft mirë dhe më pas është është çështja të arrish atje dhe ta bësh mirë, gjë që po bën Pau.
Ai thotë se La Masia do ta ndihmojë shumë Barcelonën edhe në vitet e ardhshme.
“E vërteta është se La Masia është si shtëpia juaj e dytë, familja juaj e dytë. Ka shumë momente të mira si dhe të këqija dhe ne të gjithë punojmë së bashku, prandaj këtë do ta shihni më vonë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport