Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.
Deputeti gjerman, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se nuk ka një gjë të tillë “ose Kosova ose Bashkimi Evropian”.
“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Kosova ose Bashkimi Evropian”. Por, Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka thënë Roth.
Duke iu referuar BE-së, Vuçiq ka thënë se nëse ata e zgjedhin Kosovën “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.
Ndaj deklaratës kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq kanë nxitur reagime të shumta të analistëve.