Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels, është gati të pensionohet në fund të sezonit aktual, raporton Bild.
35-vjeçari gjerman është i vetëdijshëm se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të që të vazhdojë me ritmin e futbollit modern. Kontrata e lojtarit me Borussia skadon këtë verë.
Hummels luan për Dortmundin që nga viti 2019. Para kësaj ka luajtur për “verdhezinjtë” – nga viti 2008 deri në vitin 2016. Ai ka luajtur edhe për Bayernin.
Në këtë sezon, mbrojtësi regjistroi 29 ndeshje në të cilat shënoi 3 gola.
/GazetaBlic Sport