Lajme

Rriten gjobat për shkelësit e Ligjit të Duhanit, maksimalja deri në 3000 mijë euro

03/19/2024 15:16
nga:Sh R

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë ndryshuar gjobat për ata që e thyejnë Ligjin për Duhanin.

Nga tani e tutje, gjobat për ata që thyejnë këtë ligj do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro.

Sipas ministrisë, deri më tani janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba.

“Po vazhdon pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës, ku nga janari deri me datë 14.03.2024 janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba. Muajin e parë të vitit gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisim bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset, ndërsa tash e tutje gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MSh-së.