Lajme

Osmani pret në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons

03/19/2024 13:11
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons.

Presidentja Osmani, faktin që Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, e ka cilësuar si moment historik, duke shpresuar në përfaqësim të denjë të sportistëve tanë në këto gara ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani ka falënderuar për mbështetjen e deritashme presidentin Parsons dhe ka shtuar nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira për parasportistët”, thuhet në njoftim.

Kurse presidenti Parsons e ka ftuar zyrtarisht presidenten e vendit që të jetë prezente në ceremoninë hapëse të Lojërave Paralimpike “Paris 2024”, më 28 gusht.