Turizem

Habit teknika e gruas për hekurosje – në vend të hekurit ajo përdor tenxheren e nxehtë

03/19/2024 13:10
nga:N K

Një teknikë jo fort e zakonshme hekurosjeje i ka lënë së fundmi përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur.

Videoja e shpërndarë në X nga Shubhangi Pandit, shfaq një grua e cila hekuros këmishën e rrudhur me anë të një tenxhereje.

Pamjet tashmë virale tregojnë gruan teska qëndron në kuzhinë dhe ngroh tenxheren në një shporet elektrik, përcjell Telegrafi.

Ndërsa nxehtësia e enës rritet, ajo e kap atë me shpejtësi dhe e dërgon në dhomën tjetër. Atje me mjeshtëri e hekuros këmishën.

Për habinë e të gjithëve, metoda rezulton efektive.