Dani Alves, i dënuar me katër vjet e gjysmë burg për përdhunim, kërkoi lirim të përkohshëm në pritje të vendimit mbi apelimet kundër dënimit të tij.
“Unë besoj në drejtësi. Nuk do të ik”, siguroi ish-mbrojtësi, nëpërmjet videokonferencës, në seancën e zhvilluar këtë të martë në seksionin e 21-të të Gjykatës së Barcelonës, përcjell GazetaBlic Sport.
Prokuroria ishte kundër kësaj mundësie, për shkak të rrezikut të arratisjes, duke pasur parasysh kapacitetin ekonomik të të dënuarit, dhe për shkak të dënimit të lartë të vendosur ndaj tij. Vendimi do të bëhet i ditur në ditët në vijim.
Në një intervistë për programin ‘TardeAr’, në ‘Telecinco’, një ish-i burgosur konfirmon planin e arratisjes së ish-mbrojtësit të djathtë në Brazil, vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Spanjën.
Ish-lojtari 41-vjeçar, kujtojmë, u dënua për përdhunimin e një gruaje 23-vjeçare në banjën e klubit të natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor 2022.
/GazetaBlic Sport/


