Lajme

Ndihmës Sekretari amerikan Robinson vizitë në SPAK, takohet me Dumanin

03/19/2024 12:35
nga:N K

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson, po vijon vizitën e tij në Shqipëri.

Ai është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të martë. Në fokus të takimit të tyre ka qenë lufta kundër narkotrafikut.
Ai pritet të takohet edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Robinson ka mbërritur në Shqipëri të hënën dhe do të qëndrojë aty deri të enjten e 20 marsit. Më pas do të udhëtojë drejt Kosovës ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti.