Tenisti francez, Arthur Cazaux u detyrua të tërhiqej nga përballja me Harold Mayot pasi gjatë setit të tretë humbi ndjenjat.
Teksa ishte duke u përgatitur për të pritur shërbimin e kundërshtarit, Cazaux ra pa ndjenja në tokë duke shkaktuar panik tek të pranishmit.
Menjëherë ndërhynë mjekët, ndërsa arbitri lajmëroi fundin e sfidës duke i dhënë fitoren Mayot.
Besohet se një nga shkaqet kryesorë që francezi humbi ndjenjat të jenë edhe temperaturat e larta në Miami, teksa në momentin që po zhvillohej ndeshja, termometri shënonte 31 gradë celcius.
Arthur Cazaux fainted in Miami and was forced to retire.
Likely due to the heat.
Scary scenes.
(via @Tennis4everrr)
— The Tennis Letter (@TheTennisLetter) March 18, 2024