Fit&Sexy

Tri ushqimet që nuk duhet ngrënë para gjumit

03/19/2024 11:05
nga:N K

Çokollata e zezë është listuar si ushqimi numër një që nuk duhet ngrënë para gjumit.

Nutricistja Sophie Tortman ka thënë se çokollata e zezë përmban kafeine dhe sheqer – përbërës këta që e rrisin energjinë dhe e mbajnë aktiv trurin, ka raportuar Yahoo.

Në listë – të dytat rreshtohen ushqimet pikante. Këto ushqime përmbajnë ‘capsaicin’, përbërës ky që ngrit temperaturën trupore dhe interferon me rregullatorin termal trupor që bën trupin të ketë vështirësi në gjetjen e temperaturës normale për gjumë.

Këtë ushqim nutricionistja thotë se gjithsesi duhet ta evitojnë gratë në menopauzë sepse temperatura trupore e tyre tashmë është e ngritur e ushqimet e pikante e ngritin edhe më shumë.

Mishi i kuq është i treti në listën e nutricionistës Tortman. Najo ka shpjeguar se trupit i duhet të punojë shumë për të tretur mishin e kuq dhe kjo është ajo që e pengon gjumin.

“Mishi i kuq përmban më shumë proteinë dhe ka shumë densitet prandaj është i vështirë procesi i tretjes”, ka thënë Tortman.

Ajo ka thënë se arrat, buka e thekur, avokado, pijet që përmbajnë qumësht, etj, janë ushqime që mund të konsumohen para gjumit meqë nuk shkaktojnë problem me tretjen, sheqerin e kafeinën.

“Arroret në përgjithësi përmbajnë serotoninë, melatoninë, serotoninë, magnezium e selenium, agjentë këta që ndihmojnë gjumin e mirë e kualitativ”, ka thënë nutricionistja.

Ajo tregoi ndër të tjera se qumështi përmban substancën me emrin “tryptophan”, që aktivizon hormonin e lumturisë, serotoninën.