Njihuni me produktet e zakonshme që ju bëjnë të shtoni peshë.
Me siguri keni dëgjuar se një dietë ka dhe ushqime që nuk janë 100% të shëndetshme, si patatet e skuqura, apo ëmbëlsirat që nuk i bëjnë mirë trupit. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund t’i konsumoni asnjëherë, sepse kanë shije të mirë, por thjesht duhen ngrënë në mënyrë të moderuar
“Njohja e ushqimeve që nuk janë shumë të shëndetshme dhe që nuk duhen konsumuar në masë, sidomos nëse doni të dobësoheni apo të luani peshën që keni është hapi i parë drejt suksesit të një peshe fizike ideale,” thotë Yelena Wheeler, dietologe.
Cilat janë ushqimet që na shëndoshin? Ja tetë më kryesoret prej tyre!
1. Produktet e qumështit
Njerëzit kanë arsye të ndryshme për të mos e konsumuar qumështin, si për shembull intoleranca ndaj laktozës. Pavarësisht vlerave ushqyese, qumështi ka shumë kalori dhe konsumi i tepërt çon në shtim peshe, shkruan Parade.
2. Frutat e thata
Frutat e thata kanë shumë ndikimin në shtimin e peshës, pavarësisht se duken të shëndetshme. Problemi është se edhe pa yndyrë, ato kanë sheqerna të përqendruara dhe nëse hahen në masë kjo ndikojnë në kilogramët tuaj.
3. Produkte të pjekura pa gluten
Dietologët thonë se “pa gluten” nuk do të thotë domosdoshmërisht “më i shëndetshëm”. Ato mund të mos kenë gluten, por kanë sheqer, yndyrë dhe përbërës që zëvendësojnë glutenin.
4. Akullore me pak yndyrë ose me pak sheqer
Këto akullore shihen si zgjedhje më të shëndetshme, por kaloritë janë ende aty, edhe nëse ju tregoheni të vëmendshëm në kontrollin e sasisë që konsumoni.
5. Kosi
Kosi është një burim i shkëlqyer i proteinave që mund t’ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Por, kosi shpesh konsiderohet si i barabartë me sheqerin e shtuar apo një copë kek, ndaj kujdes me sasinë.
6. Drithërat
Në këtë rast, duhet të shihni etiketën e produktit. Shumë prej tyre kanë sasi të ulët fibrash dhe shumë sheqer. Ndaj, këshillohet që t’i hani në porcione të vogla.
7. Arrat
Arrat janë një tjetër ushqim i shëndetshëm që konsumohet sidomos kur doni të humbni peshë, por në fakt ato janë plot me kalori, që ndikon në kilogramët tuaj.
8. Gjalpi i arrës
Përsëri, porcioni është i rëndësishëm sepse gjalpi i arrave mund të jetë një burim i mirë proteinash dhe yndyrash, por këto të fundit mund të kthehen në problem nëse doni të humbisni peshë.