Lajme

Blinken pret një armëpushim në Gazë

03/19/2024 09:21
nga:G B

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kë bërë të ditur se vizita që do bëhet në Lindjen e Mesme ka disa qëllime, arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe lirimin e pengjeve.

Kjo vizitë, do të jetë “për të diskutuar arkitekturën e duhur për një paqe të qëndrueshme rajonale”.

Gjatë kësaj jave Blinken do të qëndrojë në Lindjen e Mesme, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

Kryediplomati amerikan do të qëndrojë në Arabinë Saudite dhe Egjipt, ku do të takohet me udhëheqës të lartë të të dyja shteteve.

Më shumë ndihmë humanitare në Gazë, por edhe diskutimet për planifikimet se çfarë do të ndodhë në enklavën palestineze pasi lufta të përfundojë do të jenë në agjendën e bisedimeve mes Blinkenit dhe zyrtarëve sauditë dhe egjiptianë.