Lajme

Zyrtari amerikan vjen në Kosovë – e takon veç Osmanin

03/18/2024 23:32
nga:Lorik J

Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D.Robinson, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, nuk do takohet fare me kryeministrin, Albin Kurti.

Kështu të paktën lë të kuptojë agjenda e tij, e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në të cilën figuron vetëm takimi me presidenten, Vjosa Osmani.

Veç presidentes Osmani, zyrtari i lartë amerikan, Robinson, pritet të mbajë takim edhe me partnerët e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve në Prishtinë.

Kujtojmë që së fundi, kryeministrin Albin Kurti, nuk e takoi as zyrtarja e lartë amerikane e USAID-it, Erin E McKee.

Ajo në fillim marsin e këtij viti, qëndroi në Prishtinë për vizitë zyrtare megjithatë zhvilloi takim po vetëm me presidenten, Vjosa Osmani.

SHBA së fundi ka qenë tejet e zëshme dhe plot kritika e akuza ndaj Qeverisë Kurti, siç potencohet lidhur me ‘pangueshmërinë’ e rekomandimeve të tyre si aleatë të Kosovës në raport me çështjen e dialogut.