Lajme

Aliu njofton se 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore u janë shtuar zonave të mbrojtura të Kosovës

03/18/2024 18:52
nga:G C

Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka njoftuar se 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore u janë shtuar regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës.

Aliu ka thënë se në kuadër të zonave të reja të trashegimisë natyrorë që janë shpallur në mbrojtje, janë përfshirë kryesisht momunente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik si dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore.

“Po e nisim javën mbarë, me lajmin që nxit shpirtin e të gjithë natyrë-dashësve, ku plot 13 zona të reja të trashëgimisë natyrore u janë shtuar regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës.

Në kuadër të zonave të reja të trashëgimisë natyrore që i kemi shpallur në mbrojtje, kemi përfshirë kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, momumente të natyrës me karakter hidrologjik si dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore.

Me shpalljen e këtyre zonave të reja të natyrës numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura në Kosovë ka arritur në 273 zona të kategorive të ndryshme dhe përfshinë rreth 11.7% të territorit të përgjithshëm të territorit të Kosovës. Marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjes institucionale dhe zbatimit e masave përkatëse”, shkruan Aliu.