Lajme

Zyrtari i lartë amerikan vjen në Kosovë, e takon veç Osmanin, Kurti s’është në agjendë

03/18/2024 17:07
nga:G C

Ndihmës Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson të mërkurën vjen në Kosovë.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ai fillimisht do të udhëtojë në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Robinson më pas do të vijë në Kosovë më 20-22 mars, por nuk do të takohet me kryeministrin e vendit, sikur në Tiranë. Në Prishtinë, ai do ta takojë presidenten Vjosa Osmani.

“Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, thuhet në njoftim.