Darwin Nunez nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Uruguait për ndeshjet e ardhshme për shkak të problemeve fizike.
Sipas raportimeve, ai nuk ka dëmtim serioz, por Darwin tashmë pësoi probleme javën e fundit dhe do të rikuperohet në Liverpool në 10 ditët e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.
Futbollisti nuk dëshiron të rrezikojë, andaj do qëndrojë në ekipin e “Reds”.
Uruguai do të zhvillojë miqësore me Baskue dhe Bregun e Fildishtë.
/GazetaBlic Sport


