Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur për ndërtimin e impiantit fotovoltaik diellor.
Ai ka thënë se ky impiant ka një rëndësi të madhe në mbrojtjen e ambientit.
“Tranzicionin e gjelbër po e bëjmë duke bashkëpunuar afër me partnerët tanë. Kësaj radhe jemi mbledhur për një projekt tjetër zgjerimi i kapaciteteve elektrike dhe pikësynimi i projektit për të cilin jemi mbledhur sot parasheh investim në vlerën të 100 milionë eurove”.
“Projekti në fjalë parasheh ndërtimin e impiantit fotovoltaik diellor me një kapacitet deri në 100 megavat të prodhimit të energjisë elektrike. Rëndësia e këtij projekti qëndron se pas finalizimit të projektit impianti në fjalë do të jetë në gjendje të prodhojë deri në 169 gigavatorë energji në vit”, ka thënë Murati.