Dymbëdhjetë persona janë arrestuar pas dhunës në ndeshjen e kampionatit turk të futbollit mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes (2:3) në Trabzon të dielën në mbrëmje, tha ministri i brendshëm turk, cituar nga agjencitë botërore.
“12 persona që u identifikuan si të përfshirë në përleshjet pas ndeshjes Trabzonspor – Fenerbahce u ndaluan”, ka shpjeguar ministri Ali Yerlikaya në rrjetin social X.
Një turmë tifozësh hynë në fushë të dielën mbrëma në stadiumin e Trabzonspor pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes, ndërsa lojtarët e Fenerbahçes festuan fitoren.
Ultrasit kërcënuan dhe sulmuan lojtarët dhe trajnerin e skuadrës së Stambollit, ndërsa portieri i Fenerbahces, Dominik Livakovic u godit me grusht në fytyrë gjatë përplasjeve.
/GazetaBlic Sport