Lajme

I sulen një tufë e qenve endacakë, polici në Vushtrri shkrep armën për t’i shpëtuar sulmit

03/18/2024 10:04
nga:G B

Një polic në Vushtrri ka përdorur armën e zjarrit për ta shmangur sulmin nga një tufë e qenve endacakë. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së dielës.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa ka thënë se nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar askush.

“Vushtrri 17.03.2024-09:38. Një zyrtar policor është sulmuar nga një tufë e qenve endacakë dhe për ti shpëtuar sulmit dhe lëndimit ka qenë i detyruar të   përdorë  armën  zyrtare, me ç’rast  kishte  shkrepur   një plumb. Nga  shkrepja  e armës nuk është rrezikuar  askush”, thuhet në njoftimin e PK’së.