Lajme

Nga Serbia hyri ilegalisht në Kosovë, po barte aparat mjekësor – i dorëzohet në doganë

03/17/2024 12:58
nga:G B

Është ndaluar një burrë në Leposaviq, i cili dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Në automjetin e tij ai po barte një aparat ultrazëri që përdoret për mjekësi.

“Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”, tregon raporti 24 orësh.

Në konsultim me prokurorin aparati ultrazë i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejme, ndërsa pas inicimit të rastit i dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.