Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka pyetur se pse po falim toka e po pranojmë asociacione monoetknike, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se toka më herët i kanë dhënë edhe Maqedonisë, ndërsa që po imponohet edhe Asociacioni monoetnik, kjo ka thënë se ndoshta për faktin se s’jemi çliruar vetë dhe na mbron dikush tjetër.
Muharremi ka shtuar se ne e ndajmë sovranitetin e shtetit me sponsorizuesit e çlirimit dhe pavarësisë e shetetndërtimit të Kosovës, ku prandaj vjen një diplomat nga jashtë dhe e bën për ‘pesë parë’ kryeministrin e vendit.
Postimi i tij i plotë:
Pse po falim toka e po pranojmë asociacione monoetnike? Koncepti i Ndarjes së Sovranitetit
Nuk janë vetëm tokat afër Manastireve, keni japur edhe toka më herët me Maqedoni. Edhe Asociacioni monoetbik po na imponohet.. Pse po ndodhin këto fenomene?
Ndoshta baza qëndron te fakti që ne nuk e kemi çliru vet Kosovën dhe ende tjetërkush na mbronë dhe e siguron integritetin territorial dhe sovranitetin. Me na ndëgju neve, dukemi luftëtarë të zotë, por në fakt thujase asnjëherë në hisori nuk e kemi çliruar vendin vet.
Kjo nënkupton që sot në Kosovë nuk jemi hisetar dhe “posedues” të vetëm tê Kosovës. Sovranitetin e ndajmë me sponzorizuesit e çlirimit dhe pavarsisë e shtetndërtimit të Kosovës. Përatë vjen një diplomat nga jashtë dhe ta bënë për “pesë pare” kryeministrin e vendit. Kjo tregon vendin dhe peshën tonë, edhe vëllimin e hises që e kemi në Kosovë.
Kjo nuk dmth që është diçka e keqe. Vendet në Europë me vet-dëshirë e ndajnë sovranitetin e tyre me BE-në në Bruksel. Pa i rritur dhe konsoliduar kapacitetet mbrojtëse dhe ekonomike Kosova nuk mundet të funksionalizoj pavarsinë e saj. E për me i bërë këtu nevojiten reforma dhe rritje e zhvillim.
Por këto kërkojnë arsim kualitativ, biznese të forta dhe ekonomi vibrante. Ne po “pritojmë” me e zhvillu vehtën dhe vendin tonë, rrjedhimisht po e përforim lirinë por disa përgjegjësi si mbrojtja, ekonomia po i delegojmë në një qendër tjetër jashtë vendit. Derisa kjo ndryshon, mesuguri do falim ehe toka tjera, por edhe pak a shumë çfardo që kërkohet nga ne.