Lajme

Arrestohet një 30-vjeçar në Shkodër, po ndërtonte pa leje në një zonë turistike

03/17/2024 10:51
nga:G B

Është arrestuar një 30-vjeçar në Bogë të Shkodrës, pasi dyshohet se po ndërtonte pa leje në një zonë turistike.

Bëhet e ditur se ai kishte ndërtuar katër objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.

Policia thotë  se janë sekuestruar dy automjete, që përdoreshin për transportimin e materialeve./Abcnews.al