Nesër zhvillohet derbi i madh mes Dritës dhe Gjilanit.
‘Intelektualët’ kanë njoftuar se do ta përkrahin skuadrën e tyre të zemrës dhe do të rikthehen nga bojkoti që ishin, transmeton GazetaBlic Sport.
“Po kthehemi vetëm për emrin e madh Drita , vetëm për këta lojtarë që po japin gjithçka nga vetja e tyre.
Po kthehemi vetëm për dashurinë që kemi që nga fëmijëria, brez pas brezi për këtë klub që nuk kemi kursyer kurrë asnjë gjë nga vetja jonë.
Para madhështisë se emrit Drita nuk vjen asgjë e askush, para emrit Drita e kemi dorëzuar jetën, do t’i pezullojmë edhe vendimet“, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.


