Lajme

Kontratat njëburimore, Mustafa: Në qeverisjen e tanishme janë afro 800 kontrata që kapin vlerën mbi 200 milionë euro

03/16/2024 11:29
nga:Y I

Kontratat njëburimore u diskutuan gjerë e gjatë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit po për këtë temë, por që në fund përfundoi pa kuorum.

Rreth kësaj çështjeje ka folur edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa gjatë një konference për medie.

Ai tha se gjatë qeverisjes që është në pushtet, gjithsej janë 781 kontrata njëburimore që kapin vlerën prej 209 milionë eurove.

“Vetëm 2.5 për qind të këtyre kontratave janë vazhdim i kontratave të mëhershme ndërsa 97.5 për qind janë kontrata të reja Këto janë kontrata ku nuk lejohet konkurrenca e lirë, negocimi bëhet në katër sy me zyrtarët e ministrisë apo vet ministrat apo përfaqësuesit e kompanisë të cilës i besohet një tender”, u shpreh Mustafa.

“Në ministrinë e Ekonomisë duke përfshirë edhe ndërmarrjen publike që i raportojnë kësaj ministrie, duke përfshirë KEKU-n, postën, Telekomin, kemi për këtë periudhë 152 kontrata të tilla me vlerë prej 124 milionë e 606 mijë e 73 euro. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ë këtë periudhë kemi 33 kontrata të negociuara në katër sy me vlerë prej 25 milionë e 772 mijë e 698 euro. Në Ministrinë Infrastrukturës ku përfshihet edh e Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kemi 69 kontrata të tilla me vlerë prej 10 milionë 570 ,mijë 71 euro, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 56 kontrata të tilla me vlerë prej 4milionë e 763 mije 391 euro, në ministrinë e Drejtësisë, pra imagjinojeni në ministrinë e drejtësisë kemi 13 kontrata me vlerë 4 milionë 95 mijë 729 euro”.

Kontrata për sigurimin e objekteve apo ndërtesave kemi 74 kontrata të tilla me vlerë prej 9 milionë e 539 mijë e 951 euro. Kontrata për ekspert, pra kaq të paaftë janë kjo qeveri kemi 35 kontrata me vlerë prej 1 milion 464 mijë e 596 euro. Kontrata me vetura me qira, katër kontrata 434 mijë e 592 euro”.

“Po veçoj një kontratë një burimore për licenca të mikrosoftit. Në mars të vitit të kaluar kemi një kontratë prej 15 milionë eurove e cila i lejon shtesë 30 për qind tejkalim të kësaj vlere, pra edhe katër milionë e gjysmë, totali 19.5 milionë”.