Lajme

Prishtinë, një grua raporton në polici se një person ia vodhi zinxhirin e arit me forcë në park

03/16/2024 09:34
nga:N K

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se deri sa ka qenë duke ecur në park në Prishtinë një person me forcë ia ka marrë zinxhirin e arit nga qafa.

Siç njofton policia, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Policia e ka cilësuar rastin si “vjedhje grabitqare”.

Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites të së premtes.