Sporti

“Sprovat që dërgon Zoti janë të pashmangshme”, Pogba mesazh në Instagram

03/15/2024 22:18
nga:Mergim Rreci

Kanë kaluar disa javë nga sanksioni i vendosur nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut që e pezulloi për përdorimin e substancave të ndaluara, por Paul Pogba rikthehet të flasë me rastin e ditëlindjes së tij.

Një nga ditët më “komplekse”, nisur nga gjithçka ka ndodhur muajt e fundit. Në një postim të publikuar në profilin e tij në Instagram, Pogba shkruan:

“Kurrë nuk kam mësuar dhe nuk jam rritur kaq shumë sa këtë vit”.

Pogba më pas foli për “prova të pashmangshme”, duke përmendur çështjen e besimit.

“Sprovat që dërgon Zoti janë të pashmangshme dhe është e lehtë të shikosh vetëm të këqijat, por çfarëdo që të ndodhë, falënderimi i qoftë Zotit (Al hamdulilah).

Në fund të shkurtit, Paul Pogba u skualifikua katër vjet për përdorim të substancave të ndaluara, pra deri në vitin 2027, duke pasur parasysh se skualifikimi filloi në vitin 2023 (faktet datojnë në 20 gusht 2023).