Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se statusi i përfaqësueseve gra në Kosovës është një temë e heshtur në vorbullën aktuale të zhurshme të modës feministe.
Ajo tregon se sot gratë dhe vajzat përdoren si simbolikë dhe shfytëzohen për të paraqitur një imazh të mirë të shoqërisë sonë në kontekste kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Sot, kur shikoj këto gra të mëdha, këto udhërrëfyese për brezin e ri, ndjej zemërim. Ndjej zemërim dhe zhgënjim për pozicionin e tyre pas përfundimit të karrierës së tyre politike. Ato thjesht harrohen dhe lihen në dorë të fatit. Ato hidhen brutalisht tutje sikur mos të kishin qenë kurrë. Këto zonja që ishin të guximshme, që luftuan dhe që nuk u korruptuan”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:


