Kapiteni i Lazios , Ciro Immobile thuhet se po përgatitet të ndërmarrë veprime ligjore pasi ai dhe familja e tij u sulmuan verbalisht dhe fizikisht jashtë shkollës së djalit të tij, sipas raportimeve në Itali.
Sipas raportimeve të së premtes pasdite, Immobile, së bashku me gruan e tij Jessica dhe djalin e tij katërvjeçar u sulmuan verbalisht dhe fizikisht nga një grup njerëzish përpara ndërtesës së shkollës së fëmijës së tyre në Romë, transmeton GazetaBlic Sport.
Agjencia Scarlott Company lëshoi një deklaratë në emër të Immobile duke dënuar incidentin. Deklarata, siç raportohet nga Calcio e Finanza dhe të tjerë, sugjeronte se mediat janë pjesërisht fajtore për abuzimin që pësuan Immobile dhe familja e tij.
Thuhet se incidenti ndodhi pas “nxitjes së urrejtjes të kryer dhe mbështetur nga disa prej shtypit, mediave dhe gazetarëve, të cilët përhapën fjalë urrejtjeje ndaj Ciro Immobile përmes kanaleve të tyre të mediave sociale”.
Është konfirmuar se Immobile do të ndjekë veprimet ligjore ndaj personave të përfshirë në incidentin jashtë shkollës.
/GazetaBlic Sport/