Sporti

Boateng i akuzuar nga nëna e tij: “Ai ka abuzuar me gratë prej vitesh”

03/15/2024 19:34
nga:Mergim Rreci

Jerome Boateng , një reprezentues gjerman, u akuzua nga nëna e tij për keqtrajtim të grave. Zbulimi, sipas Der Spiegel , është bërë nga Martina Boateng tek një avokat me email, në vitin 2021.

Në të njëjtën deklaratë, nëna e futbollistit kujtoi vdekjen e ish-të dashurës së djalit të saj, Kasia Lenhardt, e cila kreu vetëvrasje në vitin 2021, përcjell GazetaBlic Sport.

“Djali im ka vite që ka abuzuar mendërisht dhe fizikisht gratë. Tani Kasia Lenhardt i ka dhënë fund jetës së saj dhe ende nuk dëshiron të merret me pasojat e sjelljes së tij”, lexohet.

Sipas De Spiegel , Kasia Lenhardt synonte të paraqiste një ankesë kundër Jerome Boateng tek autoritetet përpara se të vdiste. Reprezentuesi gjerman, i cili aktualisht përfaqëson Salernitanën , u hetua nga Prokuroria Publike, por gjykata e mbylli çështjen për mungesë provash.

/GazetaBlic Sport/