I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i tha Radios Evropa e Lirë se shteti i tij po heton për lidhjet e shtetit serb me sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mendojnë se Serbia ka pasur disa lidhje me sulmin e grupit të Milan Radoiçiqit më 24 shtator të vitit 2023 në veri të Kosovës.
“Ne mendojmë se ka pasur disa lidhje financiare dhe organizative, por ne po e hetojmë atë plotësisht. Por, për sa i përket krimit që është kryer, mendoj se hetimi është bërë me kompetencë nga Policia e Kosovës”, ka thënë Escobar.
“Nuk kishim nevojë të bënim një hetim. Ne kishim inteligjencë dhe rezultatet e hetimit janë shumë afër me atë që kemi kuptuar. Pra, ne nuk po i kërkojmë Serbisë një hetim lidhur me atë që ka ndodhur më 24 shtator. Ne po kërkojmë përgjegjësi”, ka theksuar ai.
US envoy Escobar is on record as saying there are “financial & organizational links” between Serbia & Banjska:
• The investigation was done competently by @Kosovo_Police.
• We are not asking Serbia for an investigation. We are asking for accountability.pic.twitter.com/ICIycGVNjy
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) March 15, 2024