Lajme

Ndalohen tre të mitur për shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore të Ferizajt në Kaçanik

03/15/2024 12:56
nga:Y I

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, tre persona të mitur lidhur me shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj- Dega në Kaçanik.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se tre (3) të miturit, kanë kryer veprën penale “Zjarrvënia” nga neni 322 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj.