Lajme

Vdes në QKUK personi i cili ishte aksidentuar vitin e kaluar në Malishevë

03/15/2024 10:28
nga:N K

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka vdekur personi i cili në nëntor të vitit të kaluar ishte aksidentuar në Malishevë.

I njëjti ka qenë i lënduar dhe në gjendje kome.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Malishevë 14.11.2023-17::50. Me 14.03.2024 është raportuar se, viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar, dhe në gjendje kome si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.