Lajme

Pejë: Një person gjuan me armë në ahengun familjar , arrestohet

03/15/2024 10:01
nga:N K

Një burrë është arrestuar në Pejë, i cili dyshohet se në ahengun familjar gjuajti me armë zjarri.

“Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit pistoletë, dy karikatorë , 30 fishekë dhe 7 gëzhoja të kalibrit 9×19, (për të cilën armë posedon leje valide)”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.