Lajme

Tahiri-Beqa: Me vendimin për pronat e Manastirit të Deçanit ka ndryshuar faqja e dialogut

03/14/2024 21:15
nga:G B

Politologja, Arta Tahiri-Beqa, thotë se me vendimin e Qeverisë së Kosovës që t’i transferohen 24 hektarë Manastirit të Deçanit ka ndryshuar faqja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, në këtë stad të dialogut gjëja që më së paku pritet është zbatimi i marrëveshjes nga të dyja palët.

“Ka ndryshuar faqja e dialogut. Sepse, gjëja që më së paku që mund të prisja në këtë stad është që të fillonte zbatimi i kësaj marrëveshje konform diçkaje se çka mund të marrim. Kam pasur bindje duke pasur frymën e tij (të Albin Kurtit) populiste të vazhdueshme që ka do të thotë se vazhdon ta ketë do të mundohet ta prolongojë sa më shumë një proces të tillë pikërisht në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do i krijojë tashmë kohëve të fundit të ketë poena politikë për ta marrë prapë edhe një mandat tjetër dhe për t’u krenuar që unë po mundem të mos i zbatojë ato marrëveshje sa ka qenë në opozitë”, tha ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ndërkohë, për vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që të transferojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit, ajo thotë se është vendim i dëmshëm për Kosovën.

“Është faktik se ky vendim mund dhe është i dëmshëm për Kosovën… Presioni ndërkombëtar ka qenë dhe vazhdon pothuajse që tri vite. Ka një vit presion të jashtëzakonshëm të faktorit ndërkombëtar, bashkësia ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Kurtit për vendimet e tij, që nga targat e deri te dinari”, shtoi ajo.