Sporti

Milani siguron kalimin tutje në Europa League, ja rezultatet e ndeshjeve

03/14/2024 20:46
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e Europa League.

AC Milan ka siguruar kalimin tutje pas fitores së thellë ndaj Slavia Prague, 1:3 (2:7), shkruan GazetaBlic Sport.

West Ham United e mposhti bindshëm Freiburgun me rezultat 5 me 0 dhe siguroi poashtu kalimin në raundin tjetër.

Pavarësisht humbjes prej 3 me 1 ndaj Villarreal, Marseille kaloi tutje në saje të fitores nga ndeshja e parë, 4 me 0.

Benfica e mposhti Rangersin minimalisht 0 me 1, duke u bërë pjesë e skuadrave në raundin tjetër.

/GazetaBlic Sport/