Sporti

Henderson: Gabova që u transferova në Arabinë Saudite

03/14/2024 18:45
nga:Mergim Rreci

Jordan Henderson ka pranuar edhe një herë se ka bërë një gabim kur u transferua në Arabinë Saudite gjatë verës.

Mesfushori anglez u largua nga Liverpool për të nënshkruar me Al Ettifaq. Eksperienca në futbollin saudit zgjati vetëm gjysmë viti, pasi mesfushori iu bashkua Ajaxit në janar, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori iu bashkua Al Ettifaq në verë, pasi u kthye në Evropë në janar përmes Ajax-it.

“Liga saudite po zhvillohet, por mua nuk më pëlqen. Kam bërë një gabim duke shkuar atje. Jam i lumtur te Ajax dhe me projektin e klubit”, ka thënë ai duke folur për Daily Mail