Sporti

Mahmoud Dahoud lë Gjermaninë, do të përfaqësojë Sirinë, vendin e tij të lindjes

03/14/2024 18:15
nga:Mergim Rreci

Mahmoud Dahoud vendosi të jepte dorëheqjen nga kombëtarja e Gjermanisë për të përfaqësuar Sirinë, vendin ku ai lindi.

Mesfushori i Stuttgardt ka luajtur edhe për klube si Borussia Monchengladbach, Borussia Dortmund dhe Brighton, kurse ka dy ndeshje miqësore me fanellën e Gjermanisë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Siria është vendi i origjinës së familjes sime dhe vendi ku kam lindur. Mësova që në moshë të re se jemi të privilegjuar të jetojmë në Gjermani dhe në të njëjtën kohë dua t’u sjell gëzim njerëzve që jetojnë në Siri. Dua të jem i lumtur dhe mezi pres të filloj këtë projekt që më është për zemër”, tha ai, në një intervistë për German Sky.