Lajme

PSD: 60 deputetë, e asnjë nuk guxon me e çelë gojën për asgjë

03/14/2024 15:04
nga:N K

Partia Socialdemokrate ka kritikuar deputetët e pozitës që e kanë lëshuar sot sallën e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar rreth kontratave njëburimore.

“Pushteti ‘antikorrupsion’ e paska lëshuar seancën në momentin kur po flitet për tenderat njëburimore që kanë mbërritur shifrën e qindra milionave. Pushtetet autoritare nuk duan ballafaqim. Ato ikin e komunikojnë veç me propagandë videosh në Facebook e TikTok. 60 deputetë, e asnjë nuk guxon me e çelë gojën për asgjë”, thuhet në kumtesën për media të PDK-së.