Lajme

Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës në raundin e tretë të votimit

03/14/2024 13:42
nga:Y I

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka zgjedhur në raundin e tretë kryesuesin e ri, Fehmi Kupina.

Me 22 vota për kandidati i pavarur, Kupina tashmë është rizgjedhur për herë të dytë kryesues i këtij kuvendi.

Nën drejtimin e Nora Kelmendit, kjo mbledhje e jashtëzakonshme për emërimin e kryesuesit të kuvendit është thirrur nga këshilltarët Komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Ndryshe, muaj më parë asamblistët e Kuvendit Komunal në Prishtinë e patën shkarkuar Fehmi Kupinën nga pozita e kryesuesit.