Në veri të Kosovës janë hequr shenjat serbe, për t’u vendosur shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoje të postuar në llogarinë zyrtare në Facebook.
“Hiqen shenjat serbe vendosen shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë”, thuhet në postimin e VV-së.