Lajme

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist proteston me tym e filikaqa: “Siguria e vajzave = urgjencë”

03/14/2024 12:45
nga:N K

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur sot protestë lidhur me sigurinë e vajzave dhe grave.

Protesta është zhvilluar në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku ndër pankartat ishin “Siguri për gratë dhe vajzat” “Poshtë patriarkati” “Siguria e vajzave = urgjencë”.

Nga kjo organizatë u tha se arsyeja e protestës është vajza e mitur 13-vjeçare e cila dyshohet se është rrëmbyer dhe dhunuar nga dy persona.

Rasti është raportuar në fillim të kësaj jave, teksa dy personat e dyshuar janë arrestuar.

“Ju kemi thirrur për të treguar se nuk ka paqe dhe liri në Kosovë. Kjo nuk është gjendje paqe, kjo është luftë që i bën burrat dhunues, kjo protestë është që kur do të pozicionohemi krah vajzave dhe grave”, u shprehën nga kjo organizatë.

Njëra nga pjesëmarrëset tha se kjo është thirrje që të organizohen më shumë që sipas saj, të transformohet kjo shoqëri.