Turizem

A rriten qerpikët nga vaji i kastorit? Ç’thonë ekspertët

03/14/2024 11:13
nga:N K

Ka shumë pikëpyetje apo dyshime në lidhje me këtë çështje

Është fakt që me kalimin e viteve dhe kohës, flokët fillojnë të bien, vetullat hollohen, qerpikët gjithashtu. Por, nëse ka diçka për të cilën femrat nuk bëjnë kompromise, ato janë qerpikët e gjatë dhe të fortë për të cilët janë ato janë të gatshme të investojnë si në rimele të shtrenjta, trajtime apo suplemente që ndihmojnë në rritjet e tyre.

A keni dëgjuar për vajin e kastorit dhe efektin e tij në rritjen e qerpikëve? Një dermatolog dhe një trikologe flasin për Instyle dhe shpjegojnë gjithë pikëpyetjet rreth kësaj teme.

Çfarë është vaji i kastorit?

Vaji i ricinit del nga bima Ricinus communis dhe ajo është e njohur për përdorimin që në Egjiptin e lashtë dhe gjithë përfitimet në lëkurë dhe çështjet e bukurisë. Dermatologia Marisa Garshick thotë se kjo bimë është e pasur me proteina, antioksidantë, lëndë ushqyese dhe acide yndyrore, që janë ideale për hidratimin e lëkurës së kokës dhe flokëve.

Por, cili është ndikimi i këtij vaji në rritjen e qerpikëve?

Ka shumë pikëpyetje apo dyshime në lidhje me këtë çështje, pra nëse vërtet vaji i kastorit ndikon apo jo në rritjen e qerpikëve. Dermatologia Aleksandra Brown thotë se nuk bëhet fjalë për rritje reale të qerpikëve, por për forcim dhe trashje të tyre.

Sipas Brown, vaji i kastorit përmban 90% acid ricinoleik, i cili ka përmbajtje të lartë trigliceridesh që ndihmojnë në hidratimin dhe forcimin e qerpikëve, ndërsa përdorimi i shpeshtë i këtij vaji i bën qerpikët të duken më të trashë dhe më të plotë.

Natyra hidratuese e vajit të kastorit ndihmon në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm për forcimin e tyre, ndërsa ka edhe veti antimikrobike dhe anti-mykotike te qerpikët.

Ka dy mënyra për të përdorur vajin e kastorit te qerpikët: aplikimi i vajit direkt në qerpikë ose përdorimi i një produkti që përmban vajin si një përbërës kryesor, citon Anabel.

Mënyra më e mirë sipas trikologes Gretchen Frise është përdorimi i këtij vaji direkt në qerpikë. Si fillim hidhni disa pika vaji në pjesën e qepallave të syve, i mbuloni me pak fasho dhe më pas i shpëlani.

Bëjeni shpesh këtë ritual për të parë rezultatet e duhura në fund.