Simone Inzaghi pranon se Interi nuk ishte i mësuar të humbiste dhe se ai është krenar për lojtarët e tij për paraqitjen ndaj Atletico Madridit.
Inter u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi Atletico Madrid e mposhti në penallti me rezultatin 3-2, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ka zhgënjim për klubin dhe gjithë familjen e Interit, por u thashë djemve se duhet të jenë krenarë për udhëtimin që kanë qenë”, tha Inzaghi për Amazon Prime Video Italia.
“Ne ishim të pamposhtur në tetë ndeshje, atëherë padyshim që duhet të kishim bërë më mirë në momente të caktuara. E kishim ndeshjen në dorë, bëmë shumë gabime dhe kjo bëri diferencën”.
“Kjo skuadër nuk ishte mësuar të humbiste. Humbja duhet të lëndojë, ne e kishim kualifikimin në dorë”, shtoi Inzaghi.
/GazetaBlic Sport
#𝐈𝐧𝐭𝐞𝐫, #𝐈𝐧𝐳𝐚𝐠𝐡𝐢: “𝐂’𝐞̀ 𝐝𝐞𝐥𝐮𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞, 𝐦𝐚 𝐡𝐨 𝐝𝐞𝐭𝐭𝐨 𝐚𝐢 𝐫𝐚𝐠𝐚𝐳𝐳𝐢 𝐜𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐯𝐨𝐧𝐨 𝐞𝐬𝐬𝐞𝐫𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐨𝐠𝐥𝐢𝐨𝐬𝐢”⚫️🔵
Amaro in bocca per Inzaghi dopo la sconfitta ai rigori contro l’Atletico Madrid⚽️
🎤 @tancredipalmeri pic.twitter.com/AArQ05HWPL
— Sportitalia (@tvdellosport) March 14, 2024


