Lajme

Sot kryeministri Kurti takohet me emisarin amerikan Gabriel Escobar

03/14/2024 07:35
nga:N K

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimeve që i ka pasur dje me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe liderët e partive opozitare, sot do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur për RTKlive, se kryeministri Kurti do të ketë takim të enjten me emisarin amerikan Gabriel Escobar.