Lajme

Izraeli planifikon të zhvendosë 1.4 milionë njerëz nga Rafah për në qendër të Gazës

03/13/2024 23:07
nga:G B

Ushtria izraelite thotë se planifikon të zhvendosë 1.4 milionë palestinezë të zhvendosur të strehuar në Rafah  për në qendër të Gazës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar të nisë një ofensivë në Rafah, duke thënë se katër batalione të Hamasit ndodheshin atje.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari është shprehur se civilët do të zhvendosen në zonat e përcaktuara në koordinim me ndërkombëtarët.

“Ne duhet të sigurohemi që 1.4 milion njerëz ose të paktën një sasi e konsiderueshme prej 1.4 milion do të lëvizin, në ishujt humanitar që do të krijojmë me komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Hagari .