Lajme

Haxhiu për Kurtin: I fali 1000 hektarë tokë për një antarësim në KiE, e gjitha jeta e tij dorëzim dhe mashtrim

03/14/2024 20:46
nga:Sh R

Kryeministri, Albin Kurti dje njoftoi se Qeveria e Kosovës i ka dhënë të drejtë Agjencionit Kadastral që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Pas kësaj, në një prononcim për Gazeta Blic, ka reaguar deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili thotë se e gjithë jeta politike e Albin Kurtit është një tërheqje, dorëzim dhe mashtrim.

“Krejt jeta politike e Albin Kurtit është tërheqje, dorëzim dhe mashtrim”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka numëruar dështimet e kryeministrit Kurti, ku thotë se i fali 1000 hektarë tokë për një antarësim në KE, ai përmendi edhe dialogun ku thotë se u dorëzua pa kushte dhe e pranoi Zajednicën.

“U dorëzua dhe u tërhoq edhe për tokat e Manastirit të Deçanit. I fali 1000 hektarë tokë për një antarësim në KiE. U dorëzua në luftë…! U dorëzua në daialog, pa kushte. U dorëzua dhe e pranoi Zajednicën. Në Ohër pranoi autonomi për serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe”, tha Haxhiu për Gazeta Blic.

Deputeti tutje thotë se u dorëzua dhe po tërhiqet nga veriu duke organizuar referendum për të larguar kryetarët shqiptarë nga komunat veriore.

“U dorëzua në luftën kundër korrupsionit, tani i mbron të korruptuarit dhe i sulmon prokurorët, që po ja arrestojnë bashkëpunëtorët. U dorëzua në betejën kundër nepotizmit, politizimit dhe partizimit të institucioneve publike, tani përpiqet të legjitimojë dukuritë negative. U dorëzua dhe u tërhoq nga referendumi për bashkim kombëtar. U dorëzua dhe po tërhiqet nga Veriu duke organizuar referendum për të larguar kryetarët shqiptarë nga komunat veriore. U dorëzua dhe u tërhoq për Demarkacionin me Malin e Zi. U dorëzua dhe u tërhoq nga kërkesa “Drejtësi për Astrit Deharin”, a në fakt vet i zhdukën dhe dogjën mostrat në Mjekësinë Ligjore. Nga frika e zbulimit nuk votojnë as Komision Hetimor për ta zbardhur të vertetën e rastit të Astritit”, u shpreh ai.

Tutje, Haxhiu shtoi se Albin Kurti të gjitha këto i ka dorëzim dhe mashtrim, ku thekson se asnjë premtim nga ana e tij nuk është përmbushur.

“Asnjë zotim, premtim i përmbushur. Albin Kurti të gjitha i ka dorëzim dhe mashtrim”, tha Haxhiu për Gazeta Blic.