Lajme

Limaj: Kurti është rreziku kryesor për të ardhmen e vendit, do të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet

03/13/2024 20:41
nga:Sh R

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti, për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit.

Limaj në një prononcim për Gazeta Blic, tha se Kurti është rreziku kryesor për të ardhmen e vendit, ku thotë se ka bërë çdo gjë vetëm për të arritur qëllimet e tij.

“Kurti rreziku kryesor për të ardhmen e vendit. Tanimë për të gjithë është e ditur që ky njeri nuk ka lënë gjë pa bërë e përdorur përmes manipulimit, mashtrimit e shpifjeve, vetëm për të arritur qëllimet e tij”, tha Limaj.

Ai thekson se Kurti e ka mohuar shtetin derisa erdhi në pushtet, ku thotë se kjo gjë tregon se kryeministri është në gjendje të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet.

“Ky njeri mohoi edhe shtetin derisa erdhi në pushtet. E gjithë kjo qartazi na tregon se ky njeri për të mbajtur pushtet do të bëjë çdo gjë. Vendimet e veprimet e tij deri më tani nuk kanë qëllim interesin e shtetit, por rrezikun e humbjes së pushtetit të tij”, përfundoi Limaj për Gazeta Blic.

Kurti: I kemi kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin për Deçanin

Ja si e kundërshtonte VV’ja vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Vendimi i Kurtit për Manastirin, kryetari i historianëve në Deçan: Sot është një ditë zie për Kosovën

Arifi: Vendimi për manastirin e Deçanit i rëndë e zhgënjyes – Kurti dëshmoi se çdo premtim i tij ishte mashtrim

Krasniqi: Vendimi për manastirin u mor nga kundërshtuesi më i madh i saj – qytetarët të binden për kauzat e rrejshme të Kurtit