Lajme

Davenport: Zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit do të ruajë respektin për sundimin e ligjit

03/13/2024 14:35
nga:N K

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës sot ku ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se zbatimi i vendimit të Kushtetueses do të ruajë respektin për sundimin e ligjit.

“E mirëpres vendimin e sotëm të qeverisë për të udhëzuar Agjencinë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 në lidhje me 24 hektarë tokë duke regjistruar pronësinë e manastirit të Visoki Deçanit, siç kërkohet. Zbatimi do të ruajë respektin për sundimin e ligjit”, ka thënë Davenport.