Lajme

Deklarimi i punëtorëve, inspektohen biznese të gastronomisë dhe tregtisë

03/13/2024 14:21
nga:N K

MFPT, ATK dhe Inspektorati i Punës kanë vazhduar vizitat nëpër biznese me qëllim identifikimin e punëdhënësve që nuk deklarojnë punëtorët.

Dje, Zëvendësministri Agon Dobruna, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi së bashku me ekipet e inspektorëve kanë vizituar biznese të ndryshme në sektorët e gastronomisë dhe tregtisë në Komunën e Mitrovicës.